10 Tetor 2014 - Punime në kuadër të projektit: Revitalizimi i nënstacionit NS 110/35 kV Gjakova 1, ana 35 kV

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Revitalizimi i nënstacionit NS 110/35 kV Gjakova 1, ana 35 kV “ me datë 12 Tetor 2014 (E Dielë) nga ora 08:00 deri në ora 12:00, do të bëhet çkyçja e nënstacionit. Çkyqja bëhet për të mundësuar fillimin e rehabilitimit të stabilimenteve të anës 35 kV të transformatorit T1.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët që furnizohen nga NS Gjakova 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 15 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët