3 Tetor 2014 - Punime në kuadër të Projektit “Instalimi i kabllos optike (OPGW) në linjën interkonektive 400kV, drejtimi NS Peja 3 – SSh Ribarevinë, pjesa e Kosovës”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Instalimi i kabllos optike (OPGW) në linjën interkonektive 400kV LP 437/2, drejtimi NS Peja 3 – SSh Ribarevinë (Mali i Zi)” pjesa e Kosovës, me datë 06 tetor 2014 (E Hëne) nga ora 09:00 deri në ora 18:00 do të bëhet shkyçja e largpërçuesit 110 kV, LP 1810 qe lidhë nënstacionet NS 400/110 kV Peja 3 me NS 110/10(20) Klina si dhe linja 10 kV Rakosh (Dubravë) në NS 110/10(20) kV Burimi.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet e lartëcekura, qytetarët që furnizohen nga NS Klina (parashikohet 10 MW) dhe nga linja 10 kV Rakosh (1 MW),  do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike..
Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në:

  • Shkëmbimin e të dhënave me sistemet fqinje,
  • Ngritjen e sigurisë së operimit të sistemeve regjionale të transmisionit si dhe
  • Plotësimin e kritereve teknike që dalin nga Politika 6 e Doracakut të ENTSO-E

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.