30 Shtator 2014 - Punime në kuadër të Projektit “Instalimi i kabllos optike (OPGW) në linjën interkonektive 400kV, drejtimi NS Peja 3 – SSh Ribarevinë, pjesa e Kosovës”

Njoftohen qytetarët se nga data 27.09.2014 deri me 12.10.2014 do të fillojë realizimi i projektit të KOSTT sh.a “Instalimi i kabllos optike (OPGW) në linjën interkonektive 400kV LP 437/2, drejtimi NS Peja 3 – SSh Ribarevinë (Mali i Zi)”, pjesa e Kosovës.


Për të mundësuar punimet në fjalë me datë 01 tetor 2014 (E Merkurë) nga ora 08:00 deri në ora 17:00 do të bëhet shkyçja e linjes 10 kV Dobrusha në NS 110/10(20) kV Burimi.
Gjithashtu, me datë 02 tetor 2014 (E Enjte) nga ora 08:00 deri në ora 17:00, do të bëhet shkyçja e linjave 10 kV Oniks në NS 110/10(20) kV Burimi (parashikohet 1MW).

Gjatë kohës sa zgjasin punimet e lartëcekura, qytetarët që furnizohen nga këto linja do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike nga 4 orë me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim me energji elektrike.

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në:

  • Shkëmbimin e të dhënave me sistemet fqinje,
  • Ngritjen e sigurisë së operimit të sistemeve regjionale të transmisionit si dhe
  • Plotësimin e kritereve teknike që dalin nga Politika 6 e Doracakut të ENTSO-E

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.