26 Shtator 2014 - Punime në kuadër të Projektit “Instalimi i kabllos optike (OPGW) në linjën interkonektive 400kV, drejtimi NS Peja 3 – SSh Ribarevinë, pjesa e Kosovës”

Njoftohen qytetarët se nga data 27.09.2014 deri me 12.10.2014 do të fillojë realizimi i projektit të KOSTT sh.a “Instalimi i kabllos optike (OPGW) në linjën interkonektive 400kV LP 437/2, drejtimi NS Peja 3 – SSh Ribarevinë (Mali i Zi)”,pjesa e Kosovës.

Për të mundësuar punimet në fjalë me datë 27 shtator 2014 (E Shtunë) nga ora 09:00 deri në ora 13:00 si dhe nga ora 15:00 deri në orën 18:00 do të bëhet shkyçja e linjave 10 kV Oniks dhe Rakosh (Dubravë) në NS 110/10(20) kV Burimi (parashikohet 1MW). Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.


Me datë 28 Shtator 2014 (E Dielë) nga ora 09:00 deri në ora 13:00 si dhe nga ora 15:00 deri në orën 18:00 do të bëhet shkyçja e largpërçuesit 110 kV LP 1810, që lidhë nënstacionet NS 400/110 kV Peja 3 me NS 110/10(20) kV Klinë si dhe linja 10 kV Rakosh në NS 110/10(20) kV Burimi (parashikohet 1 MW). Gjatë kësaj kohe qytetarët, që furnizohen nga NS Klina dhe linjat e specifikuara do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MW).

Gjithashtu, me datë 30 Shtator 2014 (E Martë) nga ora 09:00 deri në ora 13:00 si dhe nga ora 15:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjave 10 kV Fadofil dhe Istog në NS 110/10(20) kV Burimi (parashikohet 1MW). Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në:

  • Shkëmbimin e të dhënave me sistemet fqinje, 
  • Ngritjen e sigurisë së operimit të sistemeve regjionale të transmisionit si dhe
  • Plotësimin e kritereve teknike që dalin nga Politika 6 e Doracakut të ENTSO-E

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.