19 Shtator 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10(20) kV Lipjan

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 21 shtator 2014 (e Diele) nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Lipjani. Çkyqja bëhet për të mundësuar punime rekonstruktuese në trafofushën 35 kV  si dhe testimi i mbrojtjes rele.
Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashihet 12 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.