16 Shtator 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10(20) kV Lipjan

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me datë 16 shtator 2014 (e Martë) nga ora 11:00 deri në ora 11:30, do të bëhet çkyqja emergjente e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Lipjani. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur. Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashihet 12 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.