5 Shtator 2014 - Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Kosovës në NS 110/10 kV Prishtina 2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me 06 Shtator 2014 (E Shtunë) nga ora 11:00 deri në ora 13:00 do të çkyqen 9 dalje 10 kV në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2. Çkyçja bëhet për të mundësuar implementimin e punimeve ne nderpreresin e trafofushës TR2-10 kV.

Gjatë kësaj kohe një pjesë e qytetarëve të cilët furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MW) .
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët