3 Shtator 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Gjakova 2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 03 shtator 2014 (e merkurë) nga ora 14:30 deri në ora 15:30, do të bëhet çkyqja e Nënstacionit 110/10 kV Gjakova 2. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur. Gjatë kohës së lartcekur qytetarët që furnizohen nga NS Gjakova 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.