29 Gusht 2014 - Punime në kuadër të projektit: Rehabilitimi i stabilimenteve primare 110 kV ne NS 110/10 kV Gjakova 2 dhe NS 110/10 kV Prizreni 3

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 30 Gusht 2014 (E Shtunë) nga ora 07:00 deri në ora 08:00, do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/10 kV Gjakova 2 si dhe me datë 31 Gusht 2014 (e Dielë) nga ora 07:00 deri në ora 08:00, do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/10 kV Prizreni 3.

Shkyçja bëhet për të mundësuar punimet në kuadër të projektit për rehabilitimin e stabilimenteve primare 110 kV. 
Gjatë kohës së lartcekur qytetarët që furnizohen nga NS Gjakova 2 (parashikohen 10MW) dhe NS Prizreni 3 (parashikohen 13MW)  do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët