25 Gusht 2014 - Punime të domosdoshme në NS 110/35 kV Gjilani 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 26 Gusht 2014 (E Martë) nga ora 11:00 deri në ora 15:00, do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetik T1 ne Nënstacionin 110/35 kV Gjilani 1. Shkyçja bëhet për të mundësuar shqyrtimin dhe testimin e Transformatorit energjetik T2 me paisjen OMICRON. 

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike (kategoria C sipas orarit 5:1).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.