19 Gusht 2014 - Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Kosovës në NS 110/10 kV Prishtina 3

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, nga data 20 Gusht 2014 ora 10:00 deri me 22 Gusht 2014 në ora 16:00 do të çkyqet transformatori energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3.

Një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike dy herë nga 5 minuta gjatë çkyçjes dhe rikyçjes së transformatorit në fjalë (parashikohet 7 MW).
Çkyqja bëhet për të mundësuar implementimin e punimeve të planifikuara në kuadër të planit të mirëmbajtjes, përkatësisht montimin e ndërprerësit të trafofushës 10 kV të transformatorit energjetik T2.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët