8 Gusht 2014 - Punime në kuadër të projektit: Rehabilitimi i kabllove 10kV në NS 110/35/10(20) kV Theranda

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 10 Gusht 2014 (E Dielë) nga ora 08:00 deri në ora 10:00, do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10(20) kV Theranda. Shkyçja bëhet për të mundësuar punimet në kuadër të projektit për rehabilitimin e kabllove 10 kV në Nëstacionin në fjalë. 

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët që furnizohen nga NS Theranda do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohen 18 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.