18 Korrik 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Prishtina 3

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 21 korrik 2014 (e hëne) nga ora 11:00 deri në ora 15:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në fushën transformatorike. Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike nga 10 minuta gjatë çkyçjes dhe rikyçjes së tij (parashihet 8 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.