18 Korrik 2014 - Punime në kuadër të projektit për ndërrimin e kabllove të energjisë elektrike në anën 10 kV në NS 110/10 kV Klinë

Me datën 20 korrik 2014 (E Dielë) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për implementimin e punimeve në kuadër të projektit “Furnizimi dhe shtrirja e kabllove energjetike 20kV në NS Theranda dhe NS Klina” , nga ora 10:00 deri në orën 15:00 do të behet çkyqja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/10 kV Klinë.

Çkyqja bëhet për të mundësuar ndërrimin e kabllove të energjisë elektrike në anën 10 kV. Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion nuk do të kenë furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MW). Me zbatimin e këtij projekti do të përmirësohet kualiteti i furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit si dhe do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a, kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë periudhës së implementimit të projektit.