9 Korrik 2014 - Përfundon remonti vjetor i T2 në NS 110/10 kV Prishtina 3

Njoftohen qytetarët se pas përfundimit të punimeve në kuadër të remontit vjetor të transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3, me datë 10 Korrik 2014 (E Enjte) në ora 10:00 do të bëhet rikyçja në punë e transformatorit në fjalë.

Një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutash gjatë procesit të rikyçjes në punë të transformatorit. (parashikohet 7 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët