26 Qershor 2014 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 28 Qershor 2014 (E Shtunë) nga ora 10:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1. Shkyçja bëhet për të mundësuar shqyrtimet e nevojshme elektrike në kuadër të remontit vjetor.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbeten pa furnizim me energji elektrike. (parashikohen 5 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.