24 Qershor 2014 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 26 Qershor 2014 (E Enjte) nga ora 10:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 në Nënstacionin 110/10(20) kV Deçan. Shkyçja bëhet për të mundësuar shqyrtimet e nevojshme elektrike në kuadër të remontit vjetor. 

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve, që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike nga 10 minuta gjatë shkyçjes dhe rikyçjes së transformatorit energjetik (parashikohen 10 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët