17 Qershor 2014 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10 kV Prishtina 3

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 19 Qershor 2014 (E Enjte) nga ora 09:00 deri në ora 16:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3. Çkyqja bëhet për të mundësuar testimin e mbrojtjes rele në kuadër të remontit vjetor.

Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike nga 10 minuta gjatë çkyqjes dhe rikyçjes së transformatorit. (parashikohet 8 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët