6 Qershor 2014 - KOSTT sh.a shpreh keqardhje për aksidentin dhe është në gjendje gatishmërie në rast nevoje për tejkalimin e situatës në TC Kosova A

Pas ngjarjes që ndodhi sot në Korporatën Energjetike të Kosovës përkatësisht në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A, KOSTT sh.a shpreh keqardhjen e thellë për aksidentin tragjik dhe njëherit i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave si dhe shërim të shpejtë punonjësve të KEK që u përballën me aksidentin.

Që nga momenti i marrjes së lajmit, menaxhmenti i lartë i KOSTT ka qëndruar në Korporatën Energjetike të Kosovës në Obiliq, pranë bashkëpunëtorëve.
KOSTT sh.a ka ofruar përkrahje për KEK sh.a me kapacitete njerëzore dhe teknike për tejkalimin e situatës. Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Naim Bejtullahu, thekson se “KOSTT vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie në rast nevoje.”
Njëherit, KOSTT sh.a falënderon kompanitë simotra nga Shqipëria (OSTSh) dhe Maqedonia (MEPSO) të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të dalë në ndihmë për tejkalimin e gjendjes së krijuar në KEK. Gjithashtu falënderon edhe kompaninë Ibër Lepenci respektivisht HC Ujmani/Gazivoda për të tejkaluar gjendjen kritike në furnizim me energji elektrike.