4 Qershor 2014 - Punime për pastrimin e trasesë së largpërçuesit 110 kV LP 1809

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 06 qershor 2014 (E premte) nga ora 10:00 deri në ora 11:00, do të bëhet çkyqja e largëpërçuesit të tensionit të lartë 110 kV, LP 1809, që lidhë nënstacionin 220/110 kV Prizreni 2 me nënstacionin 110/35/10(20) kV Rahoveci. Çkyqja bëhet për të mundësuar pastrimin e trasesë së këtij largëpërçuesi nga pemët e rritura. Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët e Rahovecit dhe Malishevës do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashihet 15 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.