26 Maj 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10(20) kV Theranda

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me datë 26 maj 2014 (E Hënë) nga ora 12:00 deri në ora 14:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Theranda. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e rrjedhjes së vajit në transformatorin në fjalë. Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS Theranda do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (rreth 7MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.