25 Prill 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Prishtina 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 27 prill 2014 (E Dielë) nga ora 10:00 deri në ora 14:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në fushën transformatorike të anës 10 kV si dhe për të mundësuar testimi e mbrojtjes rele. Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky Nënstacion  do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike nga 5 minuta gjatë çkyçjes dhe rikyçjes së transformatorit (parashihet 15 MW), ndërsa pjesa tjetër që furnizohen nga ky nënstacion nuk do të kenë energji elektrike gjatë kësaj periudhe kohore. (parashihet 25 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.