24 Prill 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Prishtina 3

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 25 prill 2014 (e premte) nga ora 10:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në fushën transformatorike të anës 10 kV dhe testimin e mbrojtjeve rele. Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike nga 5 minuta gjatë çkyçjes dhe rikyçjes së tij (parashihet 10 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.