11 Prill 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 13 prill 2014 (E Dielë) nga ora 11:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja e transformatorëve energjetik T1 dhe T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në fushën transformatorike të anës 35 kV. Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike (parashihet 35 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.