16 Mars 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 (20) kV Prizreni 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 18 Mars 2014 (E Martë) nga ora 11:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja emergjente e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Prizreni 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të rrjedhjes së vajit të transformatorit në fjalë.
Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike (parashikohet 5 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët