13 Mars 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Peja 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 14 mars 2014 (E premte) nga ora 11:00 deri në ora 12:00 si dhe nga ora 16:00 deri në 17:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Peja 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në kabllon 10 kV, si masë preventive.

Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Peja 1 do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike (parashikohet 12 MW).
Punimet e lartëcekura kanë qenë të planifikuara që të implementohen me datë 5 Mars 2014, por për shkak të kushteve atmosferike nuk ka qenë e mundur që të realizohen.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.