7 Mars 2014 - Punime në kuadër të projektit për rehabilitimin e stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/35 kV Gjakova 1

Me datën 9 Mars 2014 (E Dielë) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për implementimin e punimeve në kuadër të projektit “Rialokimi i Linjës 110 kV nr. 1806, NS Gjakova 1 – NS Gjakova 2 dhe Ndërrimi i Pajisjeve të Tensionit të lartë në NS Gjakova 1, nga ora 07:00 deri në 13:00 do të ç’kyqet Nënstacioni 110/35 kV Gjakova 1. Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion nuk do të kenë furnizim me energji elektrike (parashikohet 14 MW). Me zbatimin e këtij projekti të KOSTT sh.a do të përmirësohet kualiteti i furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit si dhe do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës. Për më tepër, do të mundësohet krijimi i kushteve për zhvillim industrial dhe ekonomik të rajonit të Gjakovës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a, kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë periudhës së implementimit të projektit.