4 Mars 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Peja 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 05 Mars 2014 (e mërkure) nga ora 11:00 deri në ora 12:00 si dhe nga ora 16:00 deri në ora 17:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Peja 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur ne kabllon 10 kV, si masë preventive. Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike (parashikohet 12 MW). Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët