24 Shkurt 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Peja 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 26 shkurt 2014 (e mërkure) nga ora 11:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Peja 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në anën 35 kV, si masë preventive. Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Peja 1 do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike. Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.