18 Shkurt 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1 dhe NS 110/35/10(20) kV Theranda

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 19 shkurt 2014 (e mërkure) nga ora 12:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar intervenimin për shtimin e vajit në trafofushën T1 të këtij transformatori.

Gjithashtu gjatë kësaj dite nga ora 12:00 deri në ora 13:00 do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nenstacionin 110/35/10(20) kV Theranda. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në fushën transformatorike të anës 10 kV.
Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga këto nënstacione do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.