28 Janar 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10(20) kV Prizreni 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 30 janar 2014 (e enjte) nga ora 12:00 deri në ora 14:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Prizreni 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në fushën transformatorike të anës 35 kV, si masë preventive. Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike (parashikohet 8 MW). Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.