22 Janar 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Prishtina 2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 23 janar 2014 nga ora 11:00 deri ne ora 14:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në fushën transformatorike të anës 10 kV, si masë preventive.

Konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike me rastin e çkyçjes nga ora 11:00-11:10 dhe rikyçjes nga ora 14:00-14:10  (parashikohet 14 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.