16 Janar 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 17 janar 2014 nga ora 11:00-12:30, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në fushën transformatorike të anës 35 kV, si masë preventive.
Gjatë kohës së lartëcekur, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime të pjesshme në furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.