11 Dhjetor 2013 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërise së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës, me 13 dhjetor 2013 (E Enjte), nga ora 12:00-14:00, ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT sh.a do të realizojnë një intervenim të domosdoshëm në transformatorin energjetik T3 në NS 110/35/10 kV Ferizaj.
.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion do të kenë kufizime në furnizimin me energji elektrike (parashikohet 12 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.