3 Dhjetor 2013 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 220/110 kV Prizreni 2

Me 04 dhjetor 2013 (e mërkurë) dhe me 05 dhjetor 2013 (e enjte), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për implementimin e punimeve në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 220/110 kV Prizreni 2, nga ora 13:00 deri në orën 16:00 (të mërkurën) dhe nga ora 08:00 deri në orën 10:00 (të enjten) do të bëhet shkyçja largpërçuesit LP 1809, që lidhë NS Prizreni 2 me NS Rahovecin.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga NS  Rahoveci do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.