25 Nëntor 2013 - Punime në NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar testimin e funksionalitetit të ndërprerësit në anën 35 kV, me datën 26 Nëntor 2013 (E Marte), nga ora 11:00 deri në 12:00 do të shkyçet Transformatori energjetik T2 në NS Theranda. Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga nënstacioni në fjalë do të kenë kufizime në furnizimin me energji elektrike rreth 6 MW.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, gjatë sezonës së dimrit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.