19 Nëntor 2013 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prizreni 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar kontrollimin dhe realizimin e disa intervenimeve, me datën 20 Nëntor 2013 (E Mërkure), nga ora 11:00 deri në 16:00 do të shkyçet Transformatori energjetik T2 në NS 110/35/10 kV Prizreni 1. Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga nënstacioni në fjalë do të kenë kufizime në furnizimin me energji elektrike rreth 5 MWh/h.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, gjatë sezonës së dimrit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.