18 Nëntor 2013 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Deçani

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar kontrollimin dhe realizimin e disa intervenimeve, me datën 18 Nëntor 2013 (E Hënë), nga ora 10:00 deri në 16:00 do të shkyçet Transformatori T2 në NS 110/10 kV Deçani. Qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga NS Deçani, do të kenë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike (11 MW), dy herë nga 5 minuta. Me rastin e bartjes së ngarkesës nga Transformatori energjetik T2 në T1 në ora 10:00 dhe anasjelltas në ora 16:00.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, gjatë sezonës së dimrit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.