16 Tetor 2013 - Intervenim i domosdoshëm në transformatorin energjetik T2 në NS 110/35/10 kV Lipjani

Me datë 18 tetor 2013 (e premte) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar intervenimin në stabilimente të tensionit të lartë, nga ora 10:00 deri në 12:00, do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T2 në NS 110/35/10 kV Lipjani. Gjatë kësaj kohe, një pjesë e konsumatorëve me rrethinë që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (gjithsejt 10 MW).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.