11 tetor 2013 - Punime përfundimtare në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV – Ferizaj 1

Me datën 13 Tetor 2013 (E Diel), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për të implementuar punimet përfundimtare në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, nga ora 09:00 deri në 14:00 do të bëhet shkyçja e nënstacionit në fjalë (parashikohet 40 MWh/h).

Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion, nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.
Në vijim, nga ora 14:00 deri në 17:00 do të kyçet Transformatori T1 dhe si rezultat gjatë kësaj kohe do të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike për një pjesë të qytetarëve që furnizohen nga NS Ferizaj 1(parashikohet 15 MWh/h).
Nga ora 17:00 furnizimi me energji elektrike për qytetarët e Ferizajt do ti kthehet normales.
Me zbatimin e projektit të KOSTT sh.a për rehabilitimin e Nënstacionit Ferizaj 1, do të përmirësohet kualiteti i furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit si dhe do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës. Për më tepër, do të mundësohet krijimi i kushteve për zhvillim industrial dhe ekonomik të pjesës juglindore të vendit tonë.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a, falënderon qytetarët e afektuar nga punimet për mirëkuptimin e treguar gjatë implementimit të projektit.