11 Tetor 2013 - Punime në NS 110/35/10 kV Theranda, në kuadër të planit të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Kosovës

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me datën 13 Tetor 2013 (e Diel), nga ora 09:30 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e Transformatorit T1 në NS 110/35/10 kV Theranda, për të mundësuar testimin e mbrojtjeve rele në kuadër te planit mujor të mirëmbajtjes. Gjatë kohës sa zgjasin punimet, do të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike nga NS 110/35/10 kV Theranda ( parashikohet 10 MWh/h). Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.