27 Shtator 2013 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35 kV – Gjilani 1

Njoftohen qytetarët se me datë 29 shtator 2013 (e diel), do të implementohen punime në Nënstacionin 110/35 kV Gjilani 1 në kuadër të projektit të KOSTT për  Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në këtë Nënstacion.

Me  qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, nga ora 09:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyçja e stabilimenteve  110 kV, në NS Gjilani 1, dhe si rezultat një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky Nënstacion nuk do të kenë furnizim me energji elektrike gjatë këtyre orëve(parashikohet 16 MW), kurse pjesa tjertër do të furnizohet nga NS 110/35/10 kV Vitia.

Implementimi i Projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik  të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.