19 Shtator 2013 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10(20) kV Vitia

Me datë 21 Shtator 2013 (e shtunë), nga ora 10:00 deri në 12:00, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë për të intervenuar në fushën e Transformatorit T2 në NS 110/35/10 kV Vitia, do të bëhet shkyçja e nënstacionit në fjalë.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (14 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.