29 Gusht 2013 - Punime në NS 110/35/10 kV Lipjani

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për implementimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT: Kyçja e NS Lipjani në linjën 110 kV, nr. 112, përmes linjës së dyfishtë 110 kV, me datë 30 Gusht 2013 (E premte), nga ora 07:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyçja e linjës së tensionit të lartë 110 kV LP 1213 që lidhë NS Prishtina 4 me NS Lipjani.
Rrjedhimisht, qytetarët që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Lipjani, gjatë kësaj kohe do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 25 MWh/h).

Me implementimin e projektit në fjalë, do të ndikohet në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, plotësimin e kriterit N-1 në NS Lipjani si dhe rritjen e kapaciteteve transmetuese në nivelin 110 kV.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.