28 Gusht 2013 - Shkyçje e linjave të tensionit të lartë 110 kV LP 1139/2 dhe LP 1807

Njoftohen qytetarët se me kërkesën e kompanisë Bechtel & Enka e cila po realizon punimet për ndërtimin e  Autostradës Dr. Ibrahim Rugova, me datë 29 Gusht 2013 (E Enjte) nga ora 06:00 deri në 08:00 me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, do të shkyçen linjat e tensionit të lartë 110 kV LP 1139/2 dhe LP 1807.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni Prishtina 5, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 8MWh/h)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët