21 Gusht - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV – Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se me datë 22 Gusht 2013, me qëllim të implementimit të punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, nga ora 08:00 deri në 10:00 do të shkyçet nënstacioni ne fjalë.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.

Implementimi i Projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik  të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.