16 Gusht - Punime për zhvendosjen e linjave të tensionit të lartë LP 1807 dhe LP 1808 që lidhin Nënstacionet Kosova A me Prishtina 5

Njoftohen qytetarët se me datë 18 Gusht 2013 (E Diel) nga ora 06:00 deri në 10:00 do të shkyçen linjat e tensionit të lartë 110 kV LP 1807 dhe LP 1808 që lidhin Nënstacionet 220/110 kV Kosova A me NS 110/10 (20) kV Prishtina 5.

Shkyçja bëhet me kërkesën e kompanisë Bechtel & Enka, e cila do të bëjë zhvendosjen e linjave të lartëpërmendura, në kuadër të projektit për ndërtimin e Autostradës Ibrahim Rugova.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga NS Prishtina 5 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (gjithsej 15 MW).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.