14 Gusht - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV – Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se me datë 15 Gusht 2013, në kuadër të punimeve për  Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, nga ora 05:00 deri në 08:00 do të shkyqet Transformatori T3, dhe si rezultat qytetarët që furnizohen nga daljet 10kV nuk do të kenë furnizim me energji elektrike (10 MW).

Implementimi i Projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik  të Republikës së Kosovës.

  KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.