8 Gusht 2013 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV – Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se nga data 11.08.2013 deri me datë 22.08.2013, do të implementohen punimet përfundimtare në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për  Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në këtë Nënstacion.

Me  qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, me datën 11 gusht 2013 nga ora 06:00 deri në 08:00 do të bëhet shkyçja e stabilimenteve 110 kV (kilovolt) në NS Ferizaj 1, dhe si rezultat qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.

Në vazhdim, nga ora 08:00 deri në 11:00 të njëjtën ditë, do të ketë kufizim në furnizim me energji elektrike për 50 %, ndërkaq nga ora 11:00 e datës 11.08.2013 deri në përfundim të punimeve qytetarët që furnizohen nga NS Ferizaj 1 do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike prej 2 MW (megavat) deri në 14 MW, varësisht nga ngarkesa.

Implementimi i Projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik  të Republikës së Kosovës. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.