6 Gusht 2013 - Intervenim i domosdoshëm në linjën e tensionit të lartë 110 kV LP 1139/1

Me datën 7 Gusht 2013 (E Mërkurë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të realizuar ndërrimin e izolatorëve të përçuesve, nga ora 05:00 deri në 08:00, do të shkyqet  largpërçuesi 110 kV LP nr. 1139/1 që lidhë NS 110/10 kV Prishtina 3 me NS 220/110/10 kV Kosova A si dhe largpërçuesi LP nr. 1139/2 që lidhë NS 110/10 Prishtina 3 me NS 110/10 kV Prishtina 2.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 110/10 kV (kilovolt) Prishtina 3 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit të Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.